Così vicini così lontani

“Così vicini così lontani” është një projekt i financuar nga “Konferenca Ipeshkvnore Italiane”, nga “8 per mille”, me të cilën në Ambasadorët e Paqes dëshirojmë të ndërgjegjësojmë njerëzit mbi tematiken e covid-19.

Sisteme sanitare si Italia, Anglia, Spanja po perballen me vështirësi të mëdha gjatë kësaj situate dhe mbi te gjitha, janë ndër sistemet më të mira në Evropë. Shqipëria, per hir të së vërtetës ka një sistem shëndetësor me probleme serioze, për të përballuar këtë situatë. Mjafton të kujtojmëqë një pjesë e konsiderueshme e rasteve të infektimeve, kanë ndodhur brenda spitaleve.

Për fat të keq rastet po shtohen. “Arma” më efektive që Shqipëria ka kundrejt kësaj situate, është parandalimi. Prandaj ne insistojme dhe sot kërkohet të jemi më vigjilent dhe më të kujdesshëm në ambjentet që në frekuentojmë. Të lash duart, të vendosësh maskën dhe të mbash distancën, janë bërë fjalë monotone për ne, ama vetëm duke bërë këto veprime, ne mbrohemi.

Duke u nisur nga një fjalë e vjetër:“Ruaju pak, se të ruaj shumë”, të ftoj që ti të bëhesh zgjidhja e kësaj pandemie. Bëhu hero, bëhu ti ndryshimi!

Post a comment