Projekti “Mundësi të barabarta punësimi për të rinjtë” (Pact) i zhvilluar përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2018 kishte  si qëllim të rrisë efektivitetin e Programeve Kombëtare të punësimit dhe praktikave lokale punësim – nxitëse të implementuara nga Drejtoria Rajonale e Sherbimit Kombëtar të Punësimit Lezhë për punëkërkuesit e papunë të grupmoshës 16-29 vjec, duke përdorur dy qasje kryesore; nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit të funksionit, të ndërthurur me ngritjen e kapaciteteve institucionale për të menaxhuar në mënyrë efektive programet e nxitjes së punësimit dhe duke punuar pranë të rinjve për informimin e tyre mbi mundësitë e asistencës në sigurimin e punësimit.

Qendra e planit të zbatimit të aktiviteteve të projektit ishte ngritja e një grupi rinor bërthamë dhe aftësimi i tyre në advokimin për të drejtën në punësim, duke synuar një efekt domino në komunitet mes të rinjve. Ndërthurur kjo me një punë paralele të stafit të projektit në drejtim të ngritjes së kapaciteteve institucionale për shpërndarjen më të mirë të informacionit dhe një fushatë informimi në komunitetin e gjerë, janë bazat mbi të cilat është ngritur kjo iniciativë.