Projekti INSIDE është një projekt Erasmus + i zhvilluar përgjatë viteve 2016-2018 qëllimi i të cilit është promovimi i përfshirjes sociale i të rinjve në 3 shtete (Shqipëria, Italia dhe Bosnje-Hercegovina përmes zhvillimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes organizatave rinore, në fushat e përbashkëta të veprimit.

Kjo praktikë përmirëson aftësitë e Partnerëve dhe rrit sinergjinë ndërmjet tyre në formën e edukimit joformal, promovimit të vullnetariatit, njohjes së punës rinore dhe në temat specifike të projektit si: Riciklimi, Ripërdorimi i hapësirave të banuara, Mbrojtja Mjedisore dhe Ekoturizmi. Konsorciumi përmirëson cilësinë e aktiviteteve të mobilitetit dhe koordinon metodologjinë e anëtarëve përmes trajnimeve dhe takimeve të dedikuara stafit.

Qëllimi i tij është:

Të rrisë kompetencat rinore duke u lejuar atyre që të identifikojë më mirë mundësitë dhe t’i krijojnë ato.

Që të promovojë qytetarinë aktive te rinia, ashtu si dhe shkëmbimet rinore dhe ekperiencat ndërkulturore.

Që të rrisë sensin e përgjegjësisë dhe ndjeshmërinë mjedisore të të rinjve në territoret e tyre.