Nëpërmjet pikës AP-POINT në Lezhë, është e lehtë për të gjithë të rinjtë të na bashkohen në udhëtimin e përbashkët. Duhet të jetë një vend ku jemi të rrethuar nga vlerat tona, ku të eksperimentojmë mbi faktin se jeta jonë e përditshme është fryt i reciprocitetit, pozitivitetit, besimit, të drejtave, dashurisë, arsimit, vullnetarizmit, në prezencën sociale si qytetarë aktivë në qytetin tonë dhe në botë. AP-POINT na fton të rritemi së bashku dhe të jemi të hapur ndaj mundësive.