Të rinjtë: protagonistët e kësaj lëvizjeje.

Në 1997 një revoltë e dhunshme trondit Shqipërinë me një spirale të dhunës që i përfshin të gjithë. Historia e Ambasadorëve të Paqes fillon në vitin 1997, kur të rinjtë e Zadrimës vendosën të pastronin fshatrat e tyre nga shenjat e dhunës dhe të vdekjes dhe të reagonin me shenja të shpresës në kaosin e kohës. Mblidhen dhjetëra e mijëra gëzhoja të shpërndara në ara, në rrugë, në oborret e shtëpive, në ҫdo vend. Të rinj, edukatorë e të rritur, të gjithë së bashku. Duke nisur nga kjo “mbledhje” përpunohen dhe krijohen shumë aktivitete edukative. Dhe si përfundim, një pjesë e gëzhojave përdoren në shkrirjen për këmbanën tonë: Këmbanën e Paqes. Ёshtë përgjigja e Ambasadorëve të Paqes ndaj dhunës dhe luftës.

Vitet 1998 – 1999

Në vitet 1998-1999 fillon kështu një udhëtim i paharrueshëm i Ambasadorëve të Paqes përmes vendeve të shumta europiane. Këmbana e Paqes paraqitet në 100 qytete dhe vende: dhe të gjithë e presin si një shenjë shprese që i bashkon të gjithëve. Ambasadorët e Paqes i japin një frymëmarje Shqipërisë së re dhe, bashkë me njerëz të ndryshëm, krijojnë lidhje të forta që lënë mbrapa të gjitha diferencat, mosbesimin dhe vështirësitë. Flitet vetëm në një gjuhë, e njohur nga të gjithë: në gjuhën e paqes.

Në prezencën e President Mejdanit, ipeshkvinjve Mons. Massafra e Mons. Mirdita dhe të personaliteteve fetare të besimeve të tjera, Këmbana, më 1 Janar 2000, vendoset në qendër të Tiranës, pranë Piramidës së madhe: aty ku gjendet dhe sot. Ky vend tashmë është një pikë referimi për ҫdo manifestim mbi paqen.

“Linda nga gëzhojat dhe do të kendoj për paqen e fëmijëve shqiptarë në mijëvjëҫarin e tretë.”

“Paqja ka emrin e fëmijëve, le t’i shërbejmë paqes ashtu si dhe fëmijëve.” – President Mejdani.

Këto fjalë u gdhendën në Këmbanën e Paqes dhe asnjë nga jetët që Këmbana e Paqes preku me impaktin e saj, nuk do të jetë më njëlloj.

Udhëtimi në mbarë botën i Ambasadorëve të Paqes vazhdon, ndërkohë që rruga edukative zhvillohet përmes temave të kalendarit dhe takimeve periodike. Ambasadorët e Paqes punojnë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve sociale në shoqëri si hakmarrja.

Ambasadorët e Paqes punojnë për të ndihmuar në rregullimin e problemeve mekarakter social – gjakmarrja – një optikë ndryshe: atë të paqes, të pajtimit, të dialogut.

Ambasadorët e Paqes marrin pjesë në një marshim global për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në mbarë botën dhe për të garantuar të drejtat e tyre njerëzore, për të mos u diskriminuar sipas vendit të tyre të origjinës.

Në vitin 2005, “Gjakmarrja” ka marrë tashmë shumë jetë.

Gjakmarrja është një fenomen që arrin të paralizojë jetën e të pafajshmëve, për shkak të urdhëresës tradicionale të ligjit të Kanunit: një kod normativ zakonor, veçanërisht në Shqipërinë Veriore, bazuar në rregullin e “syrit për syrin dhe dhëmbin për dhëmb” . Familjet prej brezash vuajnë pasojat për shkak të gabimeve të kaluara. Duke ditur sa i rëndë është e ky fenomen, Ambasadorët e Paqes konkretizojnë nismat e tyre në dy drejtime: të ofrojnë një kontribut për një ndryshim të mentalitetit që është më ungjillor dhe për të shoqëruar ata që janë viktima të këtij fenomeni tragjik. Ambasadorët e Paqes edukojnë për pajtim, shoqërohen me bashkëmoshatarët dhe sjellin deri në fund dëshirën për të shpërndarë paqen për ata që kanë nevojë për të.

(Mesues me disa nxënës të vegjël të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes)

Për shkak të këtij fenomeni të tmerrshëm, fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, nga frika e humbjes së jetëve të tyre. Ata nuk mund të shkojnë në shkollë. Për këtë arsye Ambasadorët e Paqes kanë ndërtuar programin “Shkolla vjen nga unë”, ku mësuesit shkojnë në shtëpitë e fëmijëve për t’i mësuar, në mënyrë që ata të mund të kenë një arsimim bazë (e njohur nga Drejtoria Arsimore e Shkodrës.)

Ambasadorët e Paqes janë impenjuar shumë për të dobësuar hakmarrjen, që sakrifikon jetën e të pafajshmëve. Në veҫanti në vitin 2005 dhe vazhdimisht ata kanë shkuar personalisht në shtëpitë e familjeve në gjakmarrje, për të ndihmuar në pajtimin e mundshëm. Ka pasur raste të shumta të suksesshme. Si një shenjë simbolike e këtij pajtimi, lindi një iniciativë “Një pëllumb si një dhuratë për çdo pajtim” : dhe kështu ndodhi.

Ambasadorët e Paqes kujtojnë Nënë Terezën, shenjten shqiptare që i frymëzon për vepra të solidaritetit dhe bamirësisë. Ata e kujtojnë atë, me shpresën se çdo ditë ata mund t’i ngjasojnë asaj, që të mund të mbajnë rrugën e jetës që po marrin …

Në vitin 2009, personat që bëjnë pjesë në Komunitetin “Papa Giovanni XXIII” dhe “Komuniteti Emanuel” na kanë prezantuar me dy zgjedhje të jetës së komunitetit: e para me hapjen e shtëpive të ndryshme familjare që mirëpresin fëmijët e braktisur, nënat e vetme, të rinjtë në disavantazh; e dyta është e përkushtuar për të mirëpritur ata që kanë njohur tunelin e rrezikshëm të drogës dhe kanë vendosur të dalin prej saj. Kështu që lindi edhe projekti “Camper- Kamp” – për nevojën e ofrimit të dëgjimit të të rinjve shqiptarë, të cilët shpesh e gjejnë veten të katapultuar nga jeta e kufizuar e fshatit, të kufizuar nga rregullat e tyre shoqërore, në një realitet të ri qytetar me mentalitet gjithnjë e më të ekzagjeruar jashtë. Denoncohet një krizë në edukimin e adoleshentëve dhe rëndësinë e një disipline që i bën të rriturit një shembull për më të vegjlit, pë një rritje të përgjegjshme të bazuar në vlera të bashkëndara. Ёshtë sensi i sfidës edukative që është një fakt esencial në arritjen e suksesit të brezave, sidomos e jona.

2 vite pas zgjedhjes së Ishullit të Paqes si një simbol i ri për veprën e tyre edukative në qershor 2009, AP krijojnë një kantier të ri pune, duke shpresuar që të ndërtojnë një realitet gjithnjë më të mirë. Tema: respekt për dinjitetin njerëzor në çdo lloj forme dhe … të çdo ngjyre … në një ylber takimesh që simbolizohet edhe konkretisht në Ishullin e Paqes.

Që shpresa të mos jetë një iluzion, por një virtyt.

Një përvjetor gëzimi, me shumë pjesëmarrës: të bashkuar Ambasadorëve të Paqes, shumë miq e personalitete të tjera, siç janë ipeshkvinjtë Mons Lucian dhe mons Frendo, ish-presidenti Meidani.

10 vjet të kaluara shumë shpejt, me shumë sakrifica, për të na bërë më të mirë, për ta bërë vendin tonë një vend më të mirë për të jetuar … një luftë ndaj fenomeneve negative, por edhe gëzimin e tejkalimit të të gjitha vështirësive së bashku. Për të mos e ndaluar kurrë të ëndërruarit, por për të mbjellë me përulje dhe përtë pritur me durim për të mbledhur frytet.

Vitet 2011 – 2012

Më 13 shkurt 2012 në Shkodër ne kemi realizuar një event të bukur sensibilizimi kundër fenomenit të gjakmarrjes. Një Flash Mob, i pari në Shqipëri i këtij lloji, i organizuar në mënyrë që të gjithë të hyjnë në brendësi dhe të bëhen pjesë e problemit. Ambasadorët e Paqes, të rinjtë, qytetarët, të gjithë kanë bashkëndarë këtë ideal: që shoqëria jonë të lirohet nga këto zinxhirë që nuk lënë hapësirë për liri dhe për dinjitet njerëzor…Dhe pas Shkodrës, gjithashtu në Dejë, Tiranë dhe vendeve të tjera të Shqipërisë.

Një mundësi për Ambasadorët e Paqes: të rinjtë shqiptarë prezantojnë hisorinë e besimit të familjeve të tyre nën regjimin komunist dhe sfidat që i njëjti besim sot duhet të përballojë…Janë protagonistë të një historie mahnitëse dhe ia ofrojnë atyre që i dëgjojnë: në sigurinë që ҫdo histori, edhe ajo më e abuzuara, e dhunuara dhe më e errëta, e dorëzuar në duart e Zotit, kthehet në një histori shpëtimi. Tre udhëtime në Itali, një mesatare prej pesë ndalesash për udhëtim, të mirëpritur nga shumë miq dhe vëllezër, duke sjellë këtë spektakël kërcimesh, këngësh, reflektimesh dhe videosh historike në shumë komunitete.

Ambasadorët e Paqes, në ditën kombëtare të të rinjve të festuar në Lezhë, e vënë veten në dispozicion për të animuar manifestimin: nëpërmjet aftësive të tyre, të ndryshme, por të bashkuar nga e njëjta rini dhe vullnet, ata i bënë Lumnitë (temë e ditës) një himn të jetës.

Ambasadorët e Paqes më 19 tetor 2016 kanë organizuar hapjen e vitit social që u jep fillim aktiviteteve të tyre me temën “LËR GJURMЁN TЁNDE TUAJ, LEZHA, QYTETI I PAQES.” Pothuajse 200 të rinj, përfshirë edukatorë e animatorë të ndryshëm nga famullia Blinisht-Gjader, animatorë të fshatrave Torovicë, Malecaj, Pllane me të rinjtë e tyre, u gjendën në shkollën “Rogacionistët” në Lezhë për të kryer aktivitetet e propozuara … pavarësisht nga kërcënimi i motit të keq, i cili fatkeqësisht pengoi ardhjen e shumë miqve të tjerë dhe Ambasadorë Paqeje. Të gjithë ata që janë të pranishëm kanë vënë «gjurmën» e tyre dhe … kaq shumë duar janë gati të punojnë për një qytet të paqes.

Një nga fundjavat e shumta të Ambasadorëve të Paqes: nga vende të ndryshme, disa nga universitetet e Tiranës, të tjerë nga Lezha, vendosën të kalonin disa momente së bashku dhe të bashkëndajnë. Pse të mos lënë një shenjë në komunitetin e fshatit Baqel? Kështu, u formuan disa grupe për të rimodeluar një vend të braktisur dhe për ta bërë atë të bukur dhe … më tingëllues.